Trajneri i skuadrës mitrovicase, Florent Beqiri bëri të ditur për Arena se nga fillimi i sezonit janë duke luajtur pa të holla. “Që nga fillimi i sezonit kemi menduar të vazhdojmë të luajmë pa të holla, pasi nuk kemi pasur kryesi. Fillimisht lojtarët para se të vendosin për vete, kanë pritur përgjigjen time në mënyrë që të vazhdojmë të luajmë pa të holla”, u shpreh Beqiri.
Tutje ai theksoi se për momentin do të vazhdojnë kështu, por janë me shpresë se do të përmirësohen kushtet në të ardhmen. /Tribuna/Telegrafi/