Telegrafi

Luaj në kuizin “Tap n’Dije”, për të fituar disa shpërblime interesante sonte

Sonte në ora 19:00 fillon Tap n’Dije me aktorin Rifat Smani, ndërsa regjistrimi në quiz veç se ka nisur nga ora 15:00. 

Quizi me pyetje edukative javën e kaluar kishte rekord të lojtarëve dhe me shpërblimet që ofrojnë sonte, pritet të kalohet numri i javës së kaluar.

Tre të parët do të fitojnë:

– VR Samsung Galaxy Gear
– Maus Steelseries
– Tastierë Genius Gaming

Ndërsa vendi i katërt fiton fanellë origjinale të Kosovës. Këto shpërblime po i presin katër lojtarët e parë me më së shumti pikë në natën e sotme të Tap n’Dije.

Quizi inovativ dhe online nga GjirafaVideo ka tërhequr vëmendjen me mënyrën inovative të lojës, me shpërblime shumë të mira, dhe pyetje shumë atraktive. TapQuiz luhet përmes telefonit apo kompjuterit tuaj dhe çdo gjë shkon live dhe online. 10 pyetje me nga 4 alternativa do t’i shpallin fitues tre lojtarët më të shkathtë. Lojtarët duhet të jenë të saktë në pyetje, por edhe të shpejtë.

Që të jeni pjesë e Tap n’Dije, regjistrohuni nga ora 15:00 dhe në ora 19:00 bëhuni gati për lojë.

Për të u regjistruar në quiz dhe për të u bërë një nga lojtarët KLIKO KËTU.