Site icon Telegrafi

Lu për trafikimin e qenieve njerëzore: Më shumë vëmendje viktimave

Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu ka vizituar këtë të mërkure Vlorën ku ka marrë pjesë në një takim me studentë të universitetit ‘Ismail Qemali’, me të cilët ka diskutuar mbi trafikun e qënieve njerëzore dhe parandalimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Në fjalën e tij, ambasadori e vuri theksin tek nevoja për dënime më të rënda për trafikantët dhe për një bashkëpunim më të ngushtë polici-prokurori.

Vlora, tha Lu, mbetet një komunitet që ka vuajtur nga trafikimi i qënieve njerëzore, ndaj kërkoi më shumë mbështetje për personat e trafikuar.

E pranishme në këtë event, zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea e cilësoi si një plagë të shoqërisë këtë fenomen kriminal, lufta ndaj të cilit, siç tha ajo, mbetet prioritet.

Trafiku i qënieve njerëzore mbetet ende shqetësues për vendin tonë. Vetëm në 5 vitet e fundit janë regjistruar 560 viktima të trafikut, 24 për qind e të cilëve fëmijë, të cilët bien lehtësisht pre e kërcënimeve të trafikantëve./Tch

Exit mobile version