Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ambasadori amerikan, Donald Lu, u shpreh se pret nga opozita angazhimin serioz për reformën në drejtësi.
Lu tha se pret nga PD-ja të luajë rol vendimtar në miratimin e kësaj reforme.
“Unë përfaqësoj një vend që për mëse 100 vite ka luftuar për të mbajtur Shqipërinë sovrane, demokratike dhe të sigurt. Në 25 vitet e shkuara, ne kemi punuar së bashku për të arritur gjëra të mëdha: fundin e komunizmit, fitoren e luftës në Kosovë dhe anëtarësimin në NATO, PD-ja ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë dhe presim që kjo traditë të vazhdojë në kontekstin e reformës në drejtësi”, tha ai.
Në mbledhjen e sotme të demokratëve me diplomatët, mungonte ish-kryetari historik i PD-së.