Site icon Telegrafi

Lu: Jam i zhgënjyer nga Basha, nuk pranoi as variantin e Nuland

Ambasadori amerikan Donald Lu është shprehur i zhgënjyer nga përgjigjja e kreut të PD­së, Lulzim Basha për propozimin hibrid për reformën në drejtësi.
Në një prononcim për Neës24 ambasadori amerikan ka thënë se ajo që ka propozuar Basha nuk është në përputhje me opinionin e Venecias.

“Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi. Propozuam një zgjidhje në mirëbesim­gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias”, ka thënë Lu.

Megjithatë ambasadori i SHBA­ve që ka luajtur një rol kyç gjatë gjithë procesit për reformën në drejtësi, thotë se ka ende përpjekje për një bashkim mes palëve për propozimin hibrid të diskutuar nga Nuland gjatë vizitës në Shqipëri.

“Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar nga NdihmësSekretarja Nuland të dielën”, deklaron ambasadori Lu. /Telegrafi/

Exit mobile version