Telegrafi

LTE telefonat fillojnë shitjen në SHBA

HTC Thunderbolt është i bazuar në Android 2.2 dhe ofron karakteristika solide, por jo edhe revolucionare. Diagonalja e ekranit është 4.3 inçë, ka procesor njëbërthamor Qualcomm me takt pune prej 1 GHz, kamerë me rezolucion prej 8 megapikselë (me kamerë shtesë në pjesën e përparme që shërben për video-bisedime) memorie pune prej 768 MB dhe hapësirë prej 8 GB për ruajtjen e të dhënave (të zgjeruar me kartelë memorie me kapacitet 32 GB).

Mirëpo, e veçanta e këtij telefoni është se përmban LTE (Long Term Evolution), standard i ri për komunikim celular, të cilin e mbështesin thuajse të gjithë operatorët botërorë, ashtu që shfrytëzuesit e Verizon janë nga të parët që do të kenë mundësinë të shijojnë shpejtësinë e transmetimit të të dhënave për disa megabitë në sekondë në rrjetin telefonik. /Telegrafi/