Telegrafi

LTE arrin në WP7

Pohimet vijnë nga burime të afërta me Microsoftin, e gjithashtu, është zbuluar se pajisjet do të shiten me versionin e përditësuar Mango, në vend se me mbindërtimin Tango, siç mund të pritej. Rreth vet pajisjeve nuk ka më shumë informata – emri i koduar i modelit të HTC-së është Radiant, derisa Samsung ka vendosur për emrin Mandel dhe për ekranin më të madh se 4.3 inç.

Pak ka gjasa që kompanitë do të shfaqin këto modele në CES kah fillimi i janarit, por duket se koha e paraqitjes mund të ndodhë të jetë Mobile World Congress që mbahet gjatë muajit shkurt. Shitja në tregun amerikan pritet të nis në fillim të vitit 2012. /Telegrafi/