Telegrafi

LSM thotë se punëtorët kanë të drejtë për pushim të paguar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e vendit, sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin privat, punëtorët kanë të drejtë për pushim të paguar deri në shtatë ditë gjatë vitit për arsye personale apo familjare, dhe shtatë ditë të tjera për arsye elementare.

“Është paraparë në rast të gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së krizës me vendim të Qeverisë apo ndonjë organ tjetër punëdhënësi mund t’iu japë më shumë ditë të lira punëtorit”, shprehen nga LSM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata ju bëjnë thirrje punëdhënësve të respektojnë këto rregulla nga Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive për sektorin privat./Telegrafi/