Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të mbajë protestë më 12.12 dhe qëllimisht të dielën në kuadër të Ligjit për të dielën jopune, thotë në konferencën e mëngjesit kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
“Po dalim para Kuvendit dhe Dhomës së Tregtisë. Arsyeja është qëndrimi injorant i Kuvendit ku ka ngecur ligji për të dielën jopune.
Arsyeja e dytë është se për të gjitha rritjet e çmimeve, duam që paga minimale të rritet, derisa pagat e tjera janë duke stagnuar. Ne duam që pagat të rriten. Paga mesatare rritet sipas kërkesës së tregut, por kontratat kolektive nuk merren parasysh.
Kërkesa e tretë është K-15. Punëtorët nuk mund të ndahen në sektorin privat dhe atë publik, të gjithë punëtorët duhet të punësohen. Nuk mund të përjashtojmë arsimin dhe shëndetësinë, për shembull”, tha Dimovski./Telegrafi/