Site icon Telegrafi

LSM: Të gjitha institucionet të respektojnë masat për mbrojtje nga ajri i ndotur

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që të respektohen masat e qeverisë për mbrojtje nga ajri i ndotur, që kanë filluar mbrëmë. Sipas LSM-së, çdo institucion duhet të veprojë në fushën e vetë.

Qeveria dje rekomandoi që personat që punojnë në të hapur në punë të jenë prej orës 11:00 deri 17:00, të rriten kontrollet inspektoriale në kopshte dhe të kufizohet në 50 për qind përdorimi i makinave zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministria e Ambientit Jetësor dhe e Shëndetësisë janë përgjegjëse të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat më të vjetër se 60 vjet, personat me asmë kronike, personat me infarkt ose goditje në tru, pa dallim të moshës, të zbatojnë ndalesën për mbajtjen e aktiviteteve sportive dhe manifestimeve tjera në të hapur, si dhe të rriten shërbimet e ndihmës së shpejtë”, thonë nga LSM./Telegrafi/

Exit mobile version