Telegrafi

LSM: Qeveria dhe punëdhënësit le t’i rrisin pagat e punëtorëve, inflacioni ka varfëruar qytetarët e Maqedonisë

Shpenzimet minimale për një familje për muajin korrik arrijnë në 47.042.000 denarë, sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë .

Sipas Sindikatës, kjo shumë nuk mjafton as për familjet ku ka dy të punësuar që kanë të ardhura mesatare dhe një pagë minimale.

“Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se inflacioni prej 16 për qind e zhvlerëson vlerën e pagave dhe prej këtu shuma prej 18.000 denarë, që është paga minimale në Maqedoni, ka vlerë reale prej 15.120 denarë, dhe shumën prej Paga mesatare neto prej 31.525 denarë ka vlerë reale prej 26.481 denarë, me çka në masë të madhe është varfëruar punëtori dhe qytetari i Maqedonisë”, thonë nga LSM.

Ata theksojnë se politikat e qeverisë për vetëm pesë muaj nga rritja e pagës minimale në 18.000 denarë e kanë kthyer vlerën e saj në nivelin para marsit të këtij viti, gjegjësisht me një pagë minimale punëtorët mund të blejnë vetëm ushqime dhe pije, aq sa nevojiteshin në muajin korrik (17.842,91 denarë).

“Punëtorët kanë nevojë për rregullime të menjëhershme të pagave për të zbutur goditjen inflacioniste, dhe kjo do të thotë se qeveria duhet të rregullojë pagat me 18.4 për qind deri në shtator në përputhje me ligjin, në të kundërtën, siç i dënon qeveria punëtorët, punëtorët do të ndëshkojnë qeverinë dhe e njëjta gjë vlen edhe për punëdhënësit”, tregojnë nga LSM.

Edhe përkundër reagimeve nga LSDM, qeveria thotë se shteti qëndron stabil nga ana ekonomike edhe përkundër krizave aktuale.