Site icon Telegrafi

LSM: Po i kthejmë punëtorët e pushuar nga puna në fillim të krizës

Dialogu social i udhëhequr nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) me Qeverinë dhe kërkesat e argumentuara janë duke dhënë rezultate, thuhet në deklaratën e LSM-së pas njoftimit nga Qeveria se ka ndryshuar dy dekretet.

“Fitore e Një Majit për LSM-në. Stop për mundësinë e pushimit nga puna të punëtorëve. Po i kthejmë punëtorët e pushuar nga fillimi i krizës”, thuhet në deklaratën e LSM-së.

Në të thuhet se ndryshimet e miratuara garantojnë punë në kohë krize, sigurojnë mbrojtje të të drejtave të punëtorëve dhe të ardhura dinjitoze dhe parandalojnë përfundimin e padrejtë të punësimit.

“Me propozimin e LSM-së dhe sindikatave në seancën e sotme, Qeveria miratoi ndryshim në Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme i cili lejon punësimin e personave, punësimi i personave që iu ka mbaruar kontrata e punë në periudhën nga 11 mars deri në 30 prill dhe aplikimi i duhur i tyre në sistemin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme, i cili do të zvogëlojë pasojat nga gjendja në këtë periudhë”, thonë nga LSM./Telegrafi/

Lexo po ashtu Maqedoni, ndryshohet dekreti për mbështetje financiare të pagave
Exit mobile version