Telegrafi

LSM me marsh sindikal do të shënojë 1 majin

Me moton “Nuk mund që të vendosin për ne”, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të organizojë marshim për 1 maj, ditën e punëtorëve, për të cilën bëjnë thirrje që t’u bashkëngjiten anëtarët e sindikatës, punëtorët dhe qytetarët.

Marshimi sindikal do të fillojë në orën 11:00 para ndërtesës së LSM më 1 maj.

“Zëri ynë, zëri i punëtorëve, nxit, kërkon dhe motivon, por njëkohësisht, obligon dhe paralajmëron”, theksojnë nga LSDM.

Siç thonë nga atje ato përpiqen për efikasitet më të shpejtë të realizimit të prioriteteve të punëtorëve, në mesin e të cilëve marrëveshjet për punëtorët në kohë të caktuar, ndalesë marrëveshjeve për periudhë më të madhe se një vit, e shtuna dhe e diela të jenë ditë pushimi./Telegrafi/