Telegrafi

LSM: Ligji për marrëdhënie pune të përmbajë prirjet evropiane dhe botërore

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) beson se ligji i ri i punës duhet të përmbajë prirje evropiane dhe botërore në marrëdhëniet e punës-juridike, tha kryetari i LSM-së, Darko Dimovski në takimin e sotëm pune me Presidentin Stevo Pendarovski.

“Në lidhje me këtë, ne qëndrojmë për kontrata pune me afat të caktuar vetëm në rrethana të jashtëzakonshme që zgjasin një vit. Pika e parë është vërtet e nevojshme, sepse ne me të vërtetë po përpiqemi t’i përfshijmë këta anëtarë në marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive; 12 muaj pushim të garantuar, respektim i tërësishëm i avancimit të pagës me ligj, domethënë marrëveshje kolektive, ushtrim i plotë i së drejtës për pushim vjetor, respektimi i Konventës për Lirinë e Organizimit të Sindikatave dhe Funksionimit, avancimi i marrëveshjeve kolektiv dhe dialogut social në të gjitha nivelet sepse është e pamundur të vendoset për të drejtat tona pa ne punëtorët”, tha Dimovski.

LSM, siç theksoi Dimovski, propozon pjesëmarrje të përbashkët dhe të barabartë të të gjithë partnerëve social në organizimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror përmes dialogut shoqëror dhe negociatave./Telegrafi/