Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ju bën apel punëdhënësve nga sektori publik dhe privat që t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë dhe njëri nga prindërit që ka fëmijë deri në 10 vjet të lirohet nga puna.
“Ju bëjmë apel autoriteteve në MPPS dhe Inspektoratit Shtetëror për punë, që çdo mosrespektim të këtij rekomandime të dënohet menjëherë”, shprehen nga LSM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga atje theksojnë që të intervenojnë pas çdo i informacioni ku nuk respektohen rekomandimet.
Nëse punëdhënësi nuk respekton rekomandimin për lirimin nga puna për prindin e fëmijës deri në 10 vjet, rasti mund të paraqitet në numrin e telefonit 151 31.