Site icon Telegrafi

LSM kërkon rritjen e pagave në punëtorët e sektorit publik të Maqedonisë

Përfaqësuesit e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot pasdite kishin takim në qeveri për të përmbushur tre kërkesat siç janë rritja e pagave për 2.806 denarë për çdo punonjës në sektorin publik, rrogën e 13-të ose K-15 nga 30 deri në 100% të pagës mesatare dhe metodologji për harmonizimin e pagave të tjera sipas rritjes së pagës minimale.

Në takim të pranishëm ishin zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ministrja Jovana Trençevska, ndërsa kryetari i LSM-së, Darko Dimovski pas takim u shpreh se ka sinjale pozitive dhe se kërkesat janë të argumentuara në qeveri.

“Kërkuam rritje lineare prej 2.806 denarë për gjithë sektorin publik duke përfshirë këtu edhe arsimin, regres për sektorin publik dhe metodologji për harmonizimin e pagave të tjera sipas pagës minimale. Ne u qëndrojmë kërsave tona dhe nuk heqim dorë nga kërkesat tona”, u shpreh Dimovski.

Ai theksoi se sektori publik përfshin armatën, policinë, punëtorët në shëndetësi, arsim dhe shumë sfera të tjera.

“Rritja lineare është shenjë solidariteti ose siç them unë – nga pastruese e deri te presidenti i shtetit t’i marrim linearisht të gjithë nga 2.806 denarë”, u shpreh ai./Telegrafi/

 

Exit mobile version