Llogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) tregojnë se sipas kritereve për rregullimin e pagës minimale në mars të këtij viti, ajo duhet të rregullohet me 3.17 përqind. Por Sindikata beson se kjo nuk është e mjaftueshme dhe kërkon që paga minimale të rritet me 60 përqind të pagës mesatare dhe që ajo të mos jetë më pak se 16.976.00 denarë. Për më tepër, theksojnë nga LSM, kjo do të nënkuptojë një rritje spirale të pagave të tjera.
“Paga minimale neto tani është 14.955.00 denarë, ajo u rrit kur u bë përjashtimi nga taksat në janar dhe paga minimale prej 14.934,00 denarë u rrit me 21.00 denarë. Me këtë rregullim në mars 2021 paga minimale neto do të rritet neto për 446 denarë (15.401), ndërsa paga minimale bruto tani është 21.776.00 denarë. Me këtë rregullim, paga minimale bruto do të rritet me 690 denarë (22.466.00)”, thonë nga LSM.
Ata shtojnë se paga mesatare neto për muajin dhjetor 2020 ishte 28.294.00 denarë, ndërsa paga minimale neto do të jetë 15.401.00 denarë dhe paga minimale do të mbulojë 54.43 përqind të pagës mesatare.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë beson se një rritje e tillë e pagës minimale nuk është e mjaftueshme duke pasur parasysh se në të kaluarën, një punëtor në Maqedoni vetëm për trajtim për shkak të sëmundjes ose izolimit nga Covid-19 ka rritur shpenzimet për vitamina dhe ilaçeve me të paktën 6.000 denarë në muaj dhe ka rritje të çmimeve për të gjitha produktet që janë të nevojshme për një familje me katër anëtarë.
“Për këto arsye, ne apelojmë që të rritet paga minimale në vlerë prej 60 përqind të pagës mesatare dhe të mos jetë më pak se 16.976.00 denarë”, thonë nga LSM./Telegrafi/