Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njofton se me vendim të Gjykatës Administrative është vërtetuar se Darko Dimovski është kryetari legjitim i LSM-së.
“Me vendim të Gjykatës Administrative më 13 shtator të këtij viti është refuzuar si e pabazë ankesa e Zhivko Mitrevskit kundër vendimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me të cilën kërkohej që gjykata t’ia ndalojë Zhivko Mitrevskit ta merr vendin e kryetarit në LSM”, thonë nga LSM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Sindikata thonë se Gjykata Adiministrative ka vendosur duke në bazë të mospasjes së fakteve për ta pranuar ankesën e Zhivko Mitrevskit.
Përndryshe, më herët ka pasur disa konflikte mes Darko Dimovskit dhe Zhivko Mitrevskit, për atë se cili është kryetar legjitim i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë./Telegrafi/