Site icon Telegrafi

LSM: Ekziston nevojë reale për rritjen e pagës minimale

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vlerëson se ekziston nevojë reale për rritjen e pagës minimale e cila është në përputhje me rekomandimet evropiane dhe pretendimeve duhet të arrijë 60 përqind të pagës mesatare në vend.

“Në bazë të nenint 4, paragrafi 2 të Ligjit për pagën minimale, shuma e pagës minimale në bruto duke filluar që nga prilli 2020 arrinë në 21.776 denarë gjegjësisht paga minimale në neto arrin në 14.934 denarë që paraqet rritje për 435 denarë nga paga minimal aktuale që është 14.500 denarë”, thonë nga LSM.

Prandaj ata apelojnë tek punëdhënësit që të monitorojnë rritjen e pagës minimale dhe kjo rritje e pagës minimale duhet të jetë baza për një rritje graduale të pagave të punëtorëve, e cila, sipas LSM, mund të ndodhte lehtësisht përmes respektimit të marrëveshjeve kolektive./Telegrafi/

Exit mobile version