Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH për kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe me përgjegjshmëri të institucioneve përkatëse.
“Situata e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri, dramatike. LSI ka apeluar për rëndësinë që merr lufta e vendosur kundër trafikuesve të drogës. I bëj thirrje institucioneve të reagojnë me përgjegjshmëri, pa demagogji. Më e pakta ka munguar reagimi i duhur nga ana e institucioneve. Në këto kushte alarmi duhet të japim një reagim konkret”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama.
Nga selia e LSI-së, ai rikonfirmoi se ndryshimet në qeveri nuk janë kërkuar nga forca e tij politike.
“LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë. Është një e drejtë Kushtetuese e kryeministrit, ne e respektojmë”, u shpreh Rama. /Telegrafi/