Site icon Telegrafi

LSI: Rama të lëshojë karriget e pushtetit

LSI ashpërson gjuhën ndaj PS-së, fill pasi kjo e fundit refuzoi “qeverinë e besimit” të propozuar prej Ilir Metës.

Nënkryetarja e LSI dhe njëkohësisht deputetja e kësaj partie, Kejdi Mehmetaj ka reaguar përmes një mesazhi të ashpër në Facebook, duke i kërkuar kolegëve socialistë të lëshojnë karriget.

Më poshtë postimi i plotë i saj në Facebook.

Mbrëmë Kryesia e LSI mori vendimin e saj të prerë në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike. Qartazi u shprehëm se heqim dorë nga çdo mandat dhe pozicion i yni për të siguruar stabilitet dhe qetësi për shqiptarët.

Ne hoqëm dorë nga çdo gjë, tani është rradha që secili të heqë dorë nga diçka!

Nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët.

Exit mobile version