Site icon Telegrafi

LSI “plotëson” vendet në Parlament, nga PD-ja 18 karrige bosh

Një tjetër kandidat nga listat e LSI-së ka kërkuar të marrë mandatin e deputetit në KQZ. Me kërkesën e Ramazan Gjuzit nga lista e Tiranës, janë plotësuar 17 vendet duke u kryer zëvendësimi i të gjithë deputetëve që dogjën mandatet.

Ndërkohë nga PD-ja janë plotësuar 23 vende duke mbetur bosh 18 karrige. Deri më tani janë 39 deputetë të opozitës që kanë zënë karriget, nga 58 që dogjën mandatet.

Ramazan Gjuzi ka qenë më herët drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, inspektor arsimi në qarkun e Tiranës, drejtor arsimor, kryetarë komune në Bërzhitë, si dhe drejtor në disa shkolla 8-vjeçare në qarkun e Tiranës. /Opinion.al/Telegrafi/

Exit mobile version