Telegrafi

LSI nuk shqetësohet nëse Rama bojkoton zgjedhjet

Sipas sekretarit të përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama, është në drejtën e kësaj partie të vendosë nëse do të përfshihen në garën elektorale të 8 majit, duke e akuzuar atë se ka zgjedhur rrugën e vetëpërjashtimit.

“Ky nuk është problem i yni, ky është problem i tyre por edhe deri më sot ata kanë dëshmuar që kanë zgjedhur rrugën e vet përjashtimit, të largimit prej institucioneve dhe largimi prej institucionit themelor të demokracisë që janë zgjedhjet e lira në thelb do të thotë të vazhdosh të investosh për të mbyllur ciklin politik të Partisë Socialiste”, tha Luan Rama i pyetur për këtë çështje.

Më vonë, reagoi edhe PS-ja, duke nënvizuar se protestat nuk do të ndalen, për sa kohë qeveria është e përbërë nga hajna. /Telegrafi/