Site icon Telegrafi

LSI: Katër çështje që duhet të zgjidhen për zgjedhjet lokale

Sekretari i kësaj partie për Çështjet Zgjedhore, Ylli Manjani, sqaroi disa çështje, që sipas tij, nuk kanë asnjë arsye për t’u politizuar.

“Shmangia e konfliktit të Interesave ndërmjet kryetarëve të njësive vendore që konkurrojnë në këto zgjedhje, nga njëra anë dhe nga ana tjetër kanë detyra ligjore për përgatitjen e zgjedhjeve sipas kodit zgjedhor. Reflektimin e vendimit të gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e Kandidatëve; Adaptimin e një modeli evropian transparent për financimin e zgjedhjeve; Si dhe nisjen e një reforme administrative e territoriale që reflekton nevojat e kohës për zhvillim të qëndrueshëm”, bëri të ditur ai.

Manjani sqaroi se këto çështje janë pjesë e projektit politik të partisë së tij që duhet të zgjidhen në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale. Në këtë kontekst, ai ka ftuar partitë e tjera politike dhe shoqërinë civile që të kontribuojnë në këtë drejtim. /Telegrafi/

Exit mobile version