Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Luan Rama kërkoi transparencë për reformën në drejtësi. Duke sulmuar indirekt peticionin e shoqërisë civile ‘pro Vetingut’ që po firmoset nga e gjithë Qeveria edhe nga kryeministri Rama, Luan Rama tha se reforma është në radhë të parë përgjegjësi institucionesh.
“Reforma në drejtësi nuk është çështje peticionesh po përgjegjësi institucionesh. LSI e vendosur të garantojë transparencë maksimale të reformës në drejtësi. LSI në krye të angazhimeve për përmbushjen e reformës në drejtësi”, tha nënkryetari i LSI-së, Luan Rama. /Telegrafi/