Telegrafi

LSI “distancohet” nga PD

E përditshmja e Tiranës “Shekulli” raportoi të hënën se një sondazh i partisë ka treguar rënie të mbështetjes për LSI-në pas koalicionit me Partinë Demokratike.

Shkak për këtë rënie ka qenë unifikimi i qëndrimeve të LSI-së me PD-në në çështje të ndryshme.

Pritet që LSI të distancohet në disa qëndrime nga Partia Demokratike për të krijuar në publik idenë se është dhe vazhdon të mbetet parti e majtë.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në koncertin e madh të vizave të mbajtur në fundjavë në Tiranë. /Telegrafi/