Telegrafi

LSI: Akuzat e opozitës provokuese

Sipas BalkanWeb, sekretari i LSI-së, Luan Rama, ka thënë se këto akuza e kthejnë PS-në te profili i vjetër që bazohet mbi sloganet e destruktivitetit.

“Rezulton të jetë provokatv qëndrimi apo rishfaqja e opozitës në dimensionet apo në konturet e politikës së saj të vjetër që bazohet mbi sloganet e destruktivitetit. LSI duke qenë një forcë e përgjegjshme politike dhe natyrisht e lidhur ngushtë dhe në shërbim të interesave të vendit dhe qytetarëve të këtij vendi, jo vetëm i konsideron të tilla deklarime, apo paralajmërime për një politikë dhune të rrugës ndaj institucioneve të shtetit si papërgjegjshmëri politike, por e vlerëson këtë edhe si një degradim apo rrënim të mëtejshëm të politikës së vjetër”, ka thënë Rama. /Telegrafi/