Telegrafi

LSDM: Vonimi i Ivanovit nuk do ta shpëtojë Gruevskin nga përgjegjësia

LSDM-ja përmes një komunikate me shkrim ka reaguar ndaj konferencës së sotem të Kërste Jovanovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së, i cili i bëri thirrje Zoran Zaevit të largohet nga Deklarata e partive shqiptare ose të pranojë zgjedhje të reja. Nga LSDM-ja thonë se i vetimi program real është që ata e prezantuan para dy ditëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Programi i vetëm real që i intereson qytetarët është Programi i qeverisë së re reformuese, e cila sjell ndryshime dhe jetë për gjithë qytetarët dhe garanton unitaritetin e shtetit të Maqedonisë. Vetëm për OBRM-PDUKM-në ky program nuk ekziston, sepse udhëheqësia kriminele e tyre të vetmin shpëtim e sheh në thellimin e krizës politike. Ndryshimet po vijnë dhe as vonimet e Gjorge Ivanovit nuk do ta shpëtojnë Nikolla Gruevskin nga përgjegjësia”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/