Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “LSDM investon në kapitalin njerëzor, personelin shëndetësor dhe në kushtet e spitaleve. Nga muaji shkurt vijon rritje e pagave në shëndetësi”.
“Me politikat e LSDM-së, viti 2019 ishte vit i sukseseve të mëdha në shëndetësi, vit i rritjes së pagave, sigurimit të pajisjeve në spitale dhe kushte më të mira në entet shëndetësore”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM shtojnë se nga muaji shkurt punëtorët shëndetësorë përsëri do t’u rriten pagat ndërsa me rritjen e fundit, sipas LSDM-së, do të kemi rritje rekorde të të hyrave.
“Bashkërisht me gjithë rritjet deri tani, duke përfshirë edhe rritjen e muajit shkurt 2020, përmes kujdesit dhe reformave të LSDM, paga mesatare e mjekut specialist do të jetë për 40% më e madhe, e infermiereve diku mes 20% apo 23% ndërsa mjekët e përgjithshëm do të kenë pagë më të lartë për 25%, kurse punëtorët shëndetësorë 15 më shumë”, shprehen nga LSDM./Telegrafi/