Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se partia e Hristijan Mickoski kanë bërë larje parash me keqpërdorim të pozitave zyrtare përmes projektit Shkupi 2014.
Ata shtojnë se janë kurdisur tenderë dhe kanë marrë nga qytetarët 57 milionë euro.
“Hetimi i Prokurorisë tregoi se vendosja e përmendoreve nga projekti Shkupi 2014, nga buxheti i shtetit janë paguar shumë para, ndërsa përmendoret janë kryer në Itali me shuma më të vogla, ndërsa pjesa tjetër në vend është kthyer në Maqedoni, por jo në buxhetin e vendit, por në xhirollogari të huaja”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Ata shtojnë se kjo ka ndodhur kur pushteti i OBRM-PDUKM-së ishte në kulmin e vet dhe kur ligjet nuk vlenin për të afërmit e kësaj partie.
“Hetimi për këtë krim përfshin 15 persona dhe 7 kompani prej, ndërsa këtu përfshihet edhe kryetari i nderit, Nikolla Gruevski dhe funksionarë tjerë të OBRM-PDUKM-së.”, thonë nga LSDM duke theksuar se OBRM-PDUKM është partia më kriminale./Telegrafi/