Telegrafi

LSDM: Vetëm OBRM-PDUKM nuk është gëzuar për suksesin e Maqedonisë

Vetëm OBRM-PDUKM nuk është gëzuar për suksesin e Maqedonisë, thonë sot nga partia në pushtet e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është më se e qartë nervozizmi i pakuptueshëm i suksesit të arritur të Maqedonisë, e cila manifestohet në lajmet dhe shpikjet e tyre të falsifikuara. Maqedonia mori një datë të re të caktuar dhe kohë për përgatitjen për negociata që do të fillojë në qershor të vitit 2019. Raporti i Këshillit të BE-së shprehet qartë se Këshilli ra dakord që t’i përgjigjet pozitivisht progresit dhe përcakton rrugën drejt negociatave për anëtarësim hapjes në qershor të vitit 2019. Është e qartë se OBRM-PDUKM nuk mund të pranojë se nga “shtet i kapur” Maqedonia arriti të kthehet në rrugën e duhur, rrugën euroatlantike për të ardhmen dhe për këtë arsye ato po përpiqen në mënyrë dëshpëruese për të manipuluar opinionin”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/