Site icon Telegrafi

LSDM: Vepra penale janë krimet dhe provizionet e OBRM-PDUKM-së

Nëpërmjet një kumtese të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “vepra penale janë krimet dhe provizionet e OBRM-PDUKM-së, nxitja e pagave më të larta për punëtorët është përgjegjësi e secilit kryeministër”.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryeministri Zoran Zaev, janë plotësisht të përkushtuar dhe të vendosur në procesin e ndërtimit të shtetit social, korrekt dhe i barabartë për të gjithë dhe paga më të larta me standard jetësor për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM-ja.

Ata pyesin OBRM-PDUKM-në përse janë kundër rritjes së pagave? Përse partisë opozitare i pengon rritje e pagave, rritja e standardi jetësor të qytetarëve dhe ngrit akuza të pabazuara, që sipas LSDM-së janë hutojnë publikun.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM ngrit akuzë penale ndaj Zaevit për blerje të votuesve (Video)

“Vepra penale janë kriminalitetet dhe provizionet e OBRM-PDUKM-së të bëra vazhdimisht gjatë viteve të kaluara, nxitja e pagave më larta për të gjitha punëtorë duhet të jetë përgjegjësi për secilin kryeministër”. thonë nga LSDM-ja duke shtuar se votimi i lirë i qytetarëve në referendum është e garantuar dhe e siguruar ndërsa referendumi është mjeti më i fuqishëm demokratik kurse vota e qytetarëve është përfundimtare./Telegrafi/

Exit mobile version