Site icon Telegrafi

LSDM: Vendimi i Gjyaktës Kushtetuese është i turpshëm

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga LSDM thuhet se “vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ku hap procedurë për anulimin e Dekretit për uljen e pagave në 14.500 denarë për gjyqtarët, prokurorët, funksionarët dhe deputetët është i turpshëm”.

“LSDM dënon këtë vendim të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese i cili është kundër solidaritet dhe në dëm të drejtpërdrejtë kundër coronavirusit, në dëm të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve”, shprehen nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese-Maqedoni: Në vend të pagës minimale, funksionarët dhe gjyqtarët të marrin pagë të plotë

Ata shtojnë se me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ndali 240 milionë denarë apo rreth 4 milionë euro, para që shkonin për menaxhimin me krizën me coronavirusin.

“Besimi i Gjyaktës Kushtetuse përsëri është minuar përsëri”, shprehen nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version