Sipas partisë në pushtet LSDM, qeveria pas shpërthimit të pandemisë së coronavirusit, reagoi menjëherë me tre pako masash në kohë dhe gjithëpërfshirëse anti-krizë, të cilat sigurojnë mbështetje për ekonominë dhe qytetarët në ballafaqim me krizën.
“Në krijimin e tre pakove të masave, për zbatimin e të cilave u rezervuan rreth 550 milion euro ose 5.5% e BPV-së, qeveria u drejtua nga parimet e drejtësisë sociale dhe solidaritetit, dhe kështu do të vazhdojë grupi i katërt i masave për të mbështetur më tej qytetarët dhe kompanitë.
Si pjesë e paketës së tretë të masave, 87 kompani, të cilat planifikojnë të zbatojnë projekte me vlerë totale prej rreth 3 milion euro, u zgjodhën në zgjedhjen përfundimtare nga thirrja për grante të bashkëfinancuara për rregullim të shpejtë nga COVID-19”, thonë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se masat nga pakoja e tretë janë duke u zbatuar dhe qëllimi i tyre është të ruajnë vendet e punës së qytetarëve, të sigurojnë zhvillim shtesë, të ndihmojnë kompanitë që të kthehen në rrugët e rritjes dhe zgjerimit të kapaciteteve të tyre./Telegrafi/