Site icon Telegrafi

LSDM: Vazhdon kujdesi ndaj bujqve, janë paguar 9 milionë euro subvencione

Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave vazhdon me kujdesin ndaj vreshtarëve dhe bujqve, thonë nga LSDM.

“Para se të fillon sezoni i ri i prodhimit, janë paguar subvencionet e vreshtarëve prej rreth 9 milionë euro për më shumë se 15.00 vreshtarë. Këto janë mjete që kthehen drejtpërdrejtë drejtë vreshtarëve që të përgatitur ta presin sezonin e ri dhe të vazhdojnë me prodhimin e rrushit cilësor”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se, sipas njoftimeve të Ministrisë, në fillim të muajit të ardhshëm do të fillojë paguhen edhe borxhet të verarive drejtë vreshtarëve, për dorëzimin e rrushit gjatë periudhës 2014-2016.

Nga atje shtojnë se me këtë 1.5 milionë euro do të kthehen tek vreshtarët e rajonit të Tikveshit./Telegrafi/

Exit mobile version