Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se po vazhdojnë të angazhohen për të përmirësuar kushtet për një jetë më të mirë për qytetarët.
Nga kjo parti thonë se qeveria e kryesuar nga me udhëheqjen ekonomike të financave, me shkurtimin e shpenzimeve joproduktive, në buxhet janë liruar mjete për sigurimin e mjekimit spitalor falas për pensionistët me pensione të ulëta si edhe shërbime shëndetësore falas specialisto-konsultative dhe shërbime spitalore shëndetësore për personat pranues të asistencës sociale, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, kjo do të thotë se këtë vit pensionistët të cilët kanë pension më të ulët se 14.000 denarë janë liruar nga pagesa e participimit në kuadër të mjekimit spitalor në institucionet shëndetësore spitalore.
“Njëherësh, shfrytëzuesit e të drejtës së asistencës sociale në të holla janë liruar nga participimi gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore specialisto-konsultative dhe spitalore. Kjo masë dot’u ndihmojë personave pranues të asistencës sociale dhe personave të cilët marrin pensione më të ulëta të marrin shërbime shëndetësore në kohë, cilësore dhe falas, me çka do të ulen shpenzimet e tyre por edhe do të zhvillohet shkalla e mbrojtjes shëndetësore”, thonë nga LSDM.