Nga partia në pushtet LSDM thonë se ata si parti përgjegjëse, vazhdojë të zbatojmë masa që nxisin rritjen ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Qeveria e drejtuar nga LSDM e miratoi rebalancin e buxhetit për vitin 2019, i cili vazhdon të shpërndajë më shumë para për qytetarët dhe ndërmarrjet. Rebalancimi i buxhetit synon të ndajë fonde nga ato shtyllat që nuk janë shfrytëzuar, në shtyllat që ofrojnë zhvillim ekonomik.
Siç premtuam, pas mbylljes së çështjeve të mprehta që na dërgojnë në NATO dhe mundësojnë fillimin e negociatave me BE, fillojmë me një intensitet të fortë për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve”, deklarojnë nga LSDM.
Nga atje thonë se të dhënat e fundit tregojnë se ekonomia është aktive dhe po ecën në drejtimin e duhur. Rritja e BPV-së në tremujorin e dytë ishte 3.1 përqind, kjo tregon se masat ekonomike japin rezultate të mira.
Nga atje shtojnë se hapen vende pune të reja dhe jepen paga më të larta, ndërsa papunësia ka shënuar ulje rekorde prej vetëm 17.8 përqind./Telegrafi/