Site icon Telegrafi

LSDM: Tripunovski është mbetje nga regjimi i Gruevskit

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së, thuhet se “Cvetan Trupunovski është mbetje nga regjimi i Gruevskit i cili me vite e nënçmonte dhe manipulonte bujqit”.

“Me vite Trupunovski ishte pjesë e OBRM-PDUKM-së dhe përkrahte politikat e saj në bujqësi, ku u shkel puna e bujqve. Edhe pas kalimit në opozitë. Tripunovski vazhdoi të manipulojë me bujqit dhe për këtë shkak e përjashtuan nga funksioni këshilltar shtetëror në MSHIA”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se Cvetan Trupunovski ka qenë ndër organizatorët kryesorë që organizonin protesta të rreme duke luajtur rolin e bujqve të pakënaqur.

Nga LSDM rikujtojnë se kundër Cvetan Trupinvski nga OBRM-PDUKM ka aktpadi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare me çka ai ngarkohet se ka dëmtuar ministrinë me 117 mijë eurove./Telegrafi/

Exit mobile version