Telegrafi

LSDM: Todorovi, ministër i vdekjes

Komisioni për shëndetësi i LSDM-së ka reaguar ndaj ministrit Nikolla Todorov, duke e quajtur si ministri i vdekjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e tyre thuhet se ne gjashtë muajtë e fundit kanë vdekur 82 fëmijë të porsalindur, 20 nga të cilët kanë vdekur vetëm në dy javët e fundit.

Angellço Andonovski nga LSDM-ja i bën thirrje ministrit që të del zyrtarisht me shifra dhe të tregojë për këtë situatë. Andonovski zotohet për ndryshime pozitive, pas ndryshimeve demokratike, kur LSDM-ja do ta departizojë shëndetësinë.

Ndryshe, me akuza ndaj Todorovit ka dalë edhe dega e kësaj partie në Shtip, ku ministri ka vëzhguar punimet në spitalin e ri të këtij qyteti./Telegrafi/