LSDM-ja ka reaguar me shkrim ndaj deklaratave të ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, i cili sot në një konferencë për shtyp njoftoi se cilat do të jenë firmat që do ta ndërtojnë Qendrën e re Klinike dhe tha se ky projekt nuk ka qenë vetëm premtim bosh, por premtim real. Në reagimin e LSDM-së thuhet se Qendra e re Klinike në Shkup do të ndërtohet nga qeveria e re reformuese, siç është paraparë edhe në programin qeverisës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Po të donin Nikolla Todorov dhe Nikolla Gruevski të ndërtohet Qendra Klinike, nuk do t’i kishin mashtruar qytetarët prej vitit 2012. Qendra e re Klinike në Shkup duhej të ishte gati deri më 2 janar 2017. Sot është 23 prill 2017, ndërsa Qendra Klinike ka vetëm gardhin në të cilin shëtiten Todorov dhe Gruevski për tre vite”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/