Site icon Telegrafi

Përplasje LSDM – OBRM-PDUKM për universitetin ”Damjan Gruev”

LSDM-ja konsideron se me themelimin e universitetit të ri ”Damjan Gruev”, tentohet që të rënohet universiteti më i vjetër dhe më i mirë, Universiteti Kirili dhe Metodi (UKM), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Petar Atanasov nga LSDM-ja, ligji për themelimin e universiteti të ri është kthyer në kunvend në stil kontrabandues dhe paraqet edhe një tullë në murë që pushteti dëshiron ta ndërtojë përreth UKM-së, duke shtuar se ky pushtet përsëri mundohet ta mbrojë interesin partiak, përderisa e vendos në rend dite një ligj të këtillë, në momentet kur opozita e ka lëshuar kuvendin.

Ndaj këtyre akuzave është kundëpërgjigjur OBRM-PDUKM-ja duke deklaruar se vazhdon inkuizicioni i LSDM-së ndaj arsimit, duke tentuar që të pengojë zgjedhjen e rektorit të ri në UKM, duke shtuar se për LSDM-në është keq kur arrestohen profesorë të korruptuar./Telegrafi/

Exit mobile version