Site icon Telegrafi

LSDM: “Termini im” e ka rrënuar sistemin shëndetësor në Maqedoni

LSDM-ja sot përmes një komunikate të dërguar për Telegrafi Maqedoni ka akuzuar OBRM-DPUKM, për reforma jo të mira në shëndetësi. LSDM-ja thekson se përmes sistemit “Termini im” të cilin e aplikoi OBRM-PDUKM-ja, Maqedonia ka rënë katër vende më poshtë në fushën e shëndetësisë.

“‘Termini im’ i paraqitur në shëndetësi dhe reformat tjera të rrejshme të qeverisë në largim, u kanë rënduar mjekimin qytetarëve. Në rangimin e Komisionit Evropian për sistme shëndetësore, mund të shihet se çfarë përjetojnë qytetarët në shëndetin e tyre. Ata çdo herë e më shumë marrin shërbime shëndetësore më të këqija, për shkak të sistemit shëndetësor jofunksional”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.

Nga LSDM gjithashtu thonë se në para zbatimit të sistemit “Termini im”, Maqedonia ka qenë në vendin e 16 dhe pas disa viteve të zbatimit të këtij sistemi vendi ka rrënë më poshte dhe qytetarët kanë marrë shërbimet gjithnjë e më të këqija./Telegrafi/

Exit mobile version