Telegrafi

LSDM tërheq Ligjin për punë të jashtme

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se ata kanë tërhequr Ligjin për punë të jashtme.

“Gjatë mandatit të OBRM-PDUKM-së janë emëruar ambasadorë të cilët kanë pasur dy shtetësi që është në kundërshtim me ligjin. E kanë bërë duke shkelur Ligjin për punë të jashtme. Për këtë din shumë mirë kryetari i Komisioni kuvendar për Punë të Jashtme nga radhët e OBRM-PDUKM-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas tyre, qëllimi ishte që të lejohen kandidatët për ambasadorë të kenë dyshtetësi por nuk mund të jenë ambasadorë në vendet ku kanë dy shtetësi.

“Ky ligji njëjtë, me tekstin e njëjtë ishte në procedurë dhe në përbërjen kuvendare dhe atëherë OBRM-PDUKM nuk kishte vërejtje, as nuk parashtroi asnjë amendament. Atëherë ishte i njëjti kryetar i komisionit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/