Telegrafi

LSDM do të votojë kundër rritjes së pagave për zëvendëskryeministrat

Deputetët e LSDM-së, nuk e kanë tërhequr nga rendi i ditës propozimin për rritjen e pagave për zëvendëskryeministrat për shkak se duan të votojnë kundër, tha sot zëdhënësi i kësaj partie, Kostandin Kostadinov.

“Deputetët e LSDM-së do të votojnë kundër propozimit për rritjen e pagave për zëvendëskryeministrat. Përfitime do të kenë qytetarët, funksionarët kanë mjaftë të drejta dhe përfitime në përputhje me ligjin. Kërkesën e Gjorçevit për tërheqjen e propozimit nga rendi i ditës e kemi hedhur poshtë, për shkak se duam të votojmë kundër”, tha Kostadinov./Telegrafi/