Partia opozitare maqedonase në lidhje me çmimin e nxemjes ka kërkuar uljen e çmimit për 30 përqind, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Kjo kërkesë i referohet çmimit të ngrohjes për konsumatorët e energjisë termike përmes ELEM Energjisë dhe BEG, të cilët paguajnë fatura më të larta për ngrohje sesa ato realet me rreth 30 përqind”, thonë nga LSDM.
Partia e Zaevit akuzon këto dy kompanitë të cilët gjatë gjithë vitit qytetarët i ngarkon me fatura të larta.
“KRE kishte një detyrim ligjor për t’u përgjigjur dhe për të zvogëluar përsëri në dhjetor të vitit 2015 çmimin e ngrohjes për konsumatorët e këtyre dy kompanive, për shkak se çmimet e tyre të blerjes së gazit natyror të karburantit kanë qenë më të ulëta sesa që ishin të projektuara”, sugjerojnë nga opozita. /Telegrafi/