Site icon Telegrafi

LSDM do të udhëheq në 57 komuna, OBRM-PDUKM në 5 dhe BDI në 10

Sipas rezultateve pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, LSDM-ja do të udhëheq Bashkinë e Shkupit dhe 56 komuna tjera në të gjithë territorin e vendit, BDI-ja do të udhëheqë në 10 të tilla, OBRM-PDUKM fitoi vetëm në 5, Aleanca për Shqiptarët në 3 dhe BESA e PDSH vetëm nga një komunë, ndërsa kandidatët e pavarur fituan në 3 komuna.

Përveç Bashkisë së Shkupit, LSDM-ja dhe koalicioni i udhëhequr prej saj në raundin e parë të zgjedhjeve më 15 tetor fituan në 37 komuna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM-ja në raundin e parë fitoi në 3 komuna: Ilinden, Petrovec dhe Sopishte, ndërsa në të dytin vetëm në Zërnovcë dhe Kavadar.

BDI-ja në raundin e parë të zgjedhjeve fitoi në komunën Kërçovës dhe në Pllasnicës, ndërsa në raundin e dytë fitore arriti në Çair, Tetovë, Saraj, Dibër, Dollnen, Likovë, Tearcë dhe Strugë.

Kandidatët e Aleancës për Shqiptarët fituan në tre komuna dhe të gjitha këto në raundin e dytë. Kështu Aleanca fitoi në raundin e dytë në komunat: Bogovinë, Vrapçisht dhe Gostivar.

Lëvizja Besa fitoi vetëm në Zhelinë edhe atë në raundin e dytë. PDSH-ja gjithashtu në raundin e dytë fitoi vetëm një komunë, atë në Studeniçan. Kurse Partia Demokratike e Turqve fitoi komunën Qendrë Zhupë, ndërsa kandidatët e pavarur do të udhëheqin 3 komuna: Rankovcë, Çuçer Sandevë dhe Bërvenicë./Telegrafi/

Exit mobile version