Site icon Telegrafi

LSDM: Të tërhiqet korrespondenti i AIM-së nga Brukseli

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) e ka dënuar shpër qëndrimin e korrespondentit të Agjencisë Informative të Maqedonisë (AIM) në Bruksel, Boban Nonkovik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti e konsideron skandal një thirrje të tillë të Nonkovik për përdorim të „fishekëve të vërtetë“ për protesuesit. Këtë thirrje, LSDM-ja e trajton si jonjerëzore, urrejtje dhe destruktivitet të skajshëm që nuk ka asnjë lidhje me profesionin e gazetarisë.

Nxitja dhe promovimi i gjuhës së urrejtjes, thirrje publike për ekzekutin të atyre që protestojnë ose mendojnë ndryshe, janë karakteristikë e afërt me ideologji fashiste, thuhet në reagimin e LSDM-së, e cila i bën thirrje AIM-së që ta tërheq korrespondentin e saj, kurse për pjesën tjetër të përgjegjësisë, duhet të kujdeset Prokuroria Publike./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Nonkovik: Për protestuesit jo plumba gome por plumba të vërtetë (Foto)

Exit mobile version