Site icon Telegrafi

LSDM: Do të sigurojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se procesi i ndryshimeve kushtetuese ka filluar dhe se ata do të sigurojnë të ardhmen evropiane për qytetarët.

Nga kjo parti e akuzojnë opozitën se e bllokon rrugën evropiane të shtetit.

“OBRM-PDUKM-ja edhe një herë, ashtu si dhe në të kaluarën, është bllokim i rrugës së Maqedonisë drejt integrimeve evropiane, përkatësisht anëtarësimit në BE, ashtu siç ishte kundër anëtarësimit në NATO. OBRM-PDUKM dhe Mickoski edhe një herë veprojnë kundër interesave të shtetit, kundër një të ardhmeje më të mirë për qytetarët. Përpjekja për të bllokuar të ardhmen evropiane është veprim i rrezikshëm, antishtetëror dhe antimaqedonas i PDUKM-së dhe Mickoskit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se “populli i Maqedonisë i orientuar pro-evropian dhe të gjithë qytetarët që janë për anëtarësim në BE nuk do ta falin këtë. Koalicioni pro-evropian i udhëhequr nga LSDM-ja nuk do t’i nënshtrohet sjelljes së dëmshme, të papërgjegjshme dhe joshtetërore të OBRM-PDUKM-së”.

“Nuk do të lejojmë që e ardhmja e shtetit të bllokohet nga Mickoski dhe OBRM-PDUKM. LSDM së bashku me qytetarët dhe subjektet politike pro-evropiane do të bëjnë gjithçka për ta thyer atë bllokadë. Do të kemi sukses në këtë, do të sigurojmë të ardhmen evropiane të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Exit mobile version