LSDM-ja përsëri ka premtuar se do të sigurojë për gjithë qytetarët e Maqedonisë shërbime mjekësore pa pagesë. Nga LSDM-ja thonë se do të lirohen nga pagesat e shërbimeve mjekësore të gjithë qytetarët që janë të siguruar në Fondin për Sigurim Shëndetësor, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Çdo qytetarë i cili do të ketë nevojë për shërim në spital, do të ketë mundësi të shërohet pa u brengosur se a do të ketë para të paguajë ose jo. Shteti do t’i mbulojë harxhimet mjekësore të qytetarëve. Përderisa funksionarët nga qeveria në largim mejkohen në klinika private në kushte luksuze, njerëzit vdesin në oborret e Shëndet Publik për shkak se nuk mund të vijnë në rradhë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/