Site icon Telegrafi

LSDM: Do të rrisim pagën minimale në 18.000 denarë

Nga partia në pushtet LSDM thonë se kujdesi i vërtetë për të gjithë qytetarët vazhdon, do të rrisim pagën minimale në 18.000 denarë, ndihma sociale do të zgjerohet në 34.000 familje, ndërsa ndërtimi i banesave sociale do të rritet në 777.

“Politikat e LSDM-së dhe kryetari Zaev gjatë 2.5 viteve të fundit kanë treguar se çfarë do të thotë të kujdesesh vërtet për të gjitha kategoritë e qytetarëve. Por ne e dimë dhe jemi të bindur që mund të bëjmë edhe më mirë dhe më mirë, dhe kjo është arsyeja pse qytetarët do të na japin mandatin të vazhdojmë të kujdesemi për ata që kanë nevojë për ndihmë, për të varfëritë, të prekurit, që të vazhdojnë të investojnë në njerëz, e jo në monumente”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se kanë rritur mirëqenien sociale për 300%, ndërsa deri në fund të mandatit tjetër do të zgjerohet dhe do të marrë 34.000 familje si paga e garantuar minimale, dhe 65.000 fëmijë do të marrin shtesa për fëmijë.
Deri në vitin 2024, arsimi parashkollor do të përfshin 60% të fëmijëve të moshës 3 deri në 6 dhe do të lirojë nga pagesat e participimit të gjithë fëmijët nga familjet me të ardhura të ulëta./Telegrafi/

Exit mobile version